Turqia

Erdoğan viziton festivalin teknologjik Teknofest në Stamboll

"Në procesin e transformimit teknologjik, ne nuk duam të jemi treg, por prodhues i teknologjive të reja", theksoi Erdoğan

Erdoğan Çağatay Zontur   | 21.09.2019
Erdoğan viziton festivalin teknologjik Teknofest në Stamboll ( Arif Hüdaverdi Yaman - Anadolu Agency )

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi panairin Teknofest, festival i teknologjisë dhe hapësirës ajrore në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

"Unë e konsideroj këtë vend si një platformë që tregon se çfarë mund të bëjnë të rinjtë tanë në fushën e teknologjisë, madje me mundësi shumë të kufizuara", tha Erdoğan në fjalën e tij.

"Këtë vit, Teknofest ka thyer një rekord me afro 17.400 ekipe dhe 2.000 finalistë, 50.000 garues aplikantë dhe 10.000 finalistë në të gjitha 81 provincat e Turqisë si dhe pjesëmarrës nga 122 vende", shtoi ai.

"Në procesin e transformimit teknologjik, ne nuk duam të jemi treg, por prodhues i teknologjive të reja", theksoi Erdoğan.

Ai tha gjithashtu se programi i hulumtuesve kryesues ndërkombëtarë do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Festivali gjashtëditor në Aeroportin Ataturk të Stambollit, bashkëorganizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë Turke dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë ndërsa AA është partneri global i komunikimit në këtë festival.

Në festival do të shfaqen aktivitete të shumta, si shfaqje aviacioni, seminare, punëtori, një kampionat me drone, konkurse dhe koncerte.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın