Turqia

Erdoğan viziton Ajasofjen për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë

Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdoğan, presidenti turk sot vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin "Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi"

Hikmet Faruk Başer, Kaan Bozdoğan, Berk Özkan  | 23.07.2020 - Përdıtësım : 24.07.2020
Erdoğan viziton Ajasofjen për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Ajasofja, ikona e Stambollit, e cila nesër do të hapet për faljen e namazit për herë të parë pas 86 vjetësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdoğan, presidenti turk sot vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin "Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi".

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın