Turqia

Erdoğan: Turqia do të arrijë maja të reja në vitin 2020

“Përmes përforcimit të shkallës së prodhimit, eksportit, punësimit dhe mbrojtjes së të drejtave tona në frontin ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheun Lindor, ne po hapim dyert e një periudhe të re në rritje”, tha Erdoğan

Gözde Bayar  | 16.01.2020 - Përdıtësım : 17.01.2020
Erdoğan: Turqia do të arrijë maja të reja në vitin 2020 ( Murat Kula - Anadolu Agency )

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të arrijë maja të reja në vitin 2020 duke mbrojtur të drejtat e saj, veçanërisht në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përmes përforcimit të shkallës së prodhimit, eksportit, punësimit dhe mbrojtjes së të drejtave tona në frontin ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheun Lindor, ne po hapim dyert e një periudhe të re në rritje”, tha Erdoğan në një takim të organizuar në Ankara.

Erdoğan tha se këtë vit Turqia pavarësisht rrethanave do të demonstrojë arritjet e saj historike për lirinë dhe të ardhmen e saj.

Duke shtuar se sulmet ndaj Turqisë janë rritur në mënyrë të paparë viteve të fundit, ai tha se Turqia do të vazhdojë të irritojë ata që prisnin se ky vend të dorëzohej në vitin 2019.

Mega projektet

Më tej, Erdoğan tha se Turqia përfundoi 1.161 projekte nga gjithsej 1.451 sa kishte në planin e saj të veprimit për vitin 2019.

Duke theksuar mega projektet në Stamboll, Erdoğan po ashtu përmendi edhe për aeroportin e ri të ndërtuar në Stamboll.

Aeroporti i Stambollit, faza e parë e të cilit u hap zyrtarisht në tetor të vitit 2018, mori përsipër trafikun ajror nga ish-aeroporti kryesor Ataturk më 6 prill.

Parashikohet që aeroporti të shërbejë 200 milionë pasagjerë në vit me një kapacitet të plotë pas përfundimit të katër fazave me gjashtë pista deri në vitin 2028.

Duke iu referuar trafikut detar në Ngushticën e Bosforit në Stamboll, Erdoğan potencoi rëndësinë e ndërtimit të një kanali të ri.

“Nuk është e mundur të parandalohet trafiku detar në Bosfor në mënyrë legale, ekonomike dhe shoqërore. E vetmja zgjidhje është të ndërtohet një kanal alternativ”, u shpreh presidenti turk.

Kanali 45 kilometrash i planifikuar për t’u ndërtuar në perëndim të qendrës së qytetit në anën evropiane të Stambollit, synon të forcojë kapacitetin detar të qytetit përmes trafikut.

Mega-projekti, i cili synon të parandalojë rreziqet e paraqitura nga anijet që transportojnë dërgesa të rrezikshme përmes Ngushticës së Bosforit, u miratua nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë

Turizmi

Duke vlerësuar numrin e turistëve që vizituan Turqinë në vitin 2019, Erdoğan tha se Turqia synon rritjen e turizmit shëndetësor.

Ai tha se numri i turistëve që vijnë për shërbime shëndetësore arriti në 470 mijë deri në fund të nëntorit të vitit 2019.

Sa i përket operacioneve të vendit kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Turqia neutralizoi gjithsej 1.250 terroristë të YPG/PKK-së dhe parandaloi dhjetëra aktivitete terroriste.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın