Turqia

Erdoğan: Türkiye do të ketë fjalën e saj në të ardhmen e NATO-s, ashtu sikurse ka pasur në të kaluarën

“Ndërsa ne ndjekim politikën tonë të jashtme të pavarur, do të vazhdojmë të japim kontributet e nevojshme për NATO-n në frymën e Aleancës”, tha presidenti turk

Gözde Bayar  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
Erdoğan: Türkiye do të ketë fjalën e saj në të ardhmen e NATO-s, ashtu sikurse ka pasur në të kaluarën

Ankara

Türkiye do të ketë fjalën e saj në të ardhmen e NATO-s ashtu siç e ka pasur në të kaluarën dhe e ka të tashmen e saj, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndërsa ne ndjekim politikën tonë të jashtme të pavarur, do të vazhdojmë të japim kontributet e nevojshme për NATO-n në frymën e Aleancës”, tha ai në një seri postimesh në Twitter për samitin e Madridit që përfundoi më herët gjatë ditës.

Erdoğan tha se samiti i dha atij “mundësinë për t'u takuar me shumë krerë shtetesh dhe qeverish”.

Presidenti turk në margjinat e samitit zhvilloi takime me liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Holandës, Austrisë dhe BE-së.

Diskutimet gjatë takimeve u fokusuan kryesisht në zhvillimet në Ukrainë, tha ai.

Erdoğan e përshëndeti takimin e Madridit si “një nga samitet më të rëndësishme të NATO-s gjatë historisë së saj”.

“Ne miratuam Konceptin Strategjik, i cili do të zëvendësojë dokumentin e miratuar në samitin e Lisbonës në vitin 2010 dhe përcakton perspektivat e ardhshme të Aleancës”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.