Turqia

Erdoğan: Türkiye do të nisë operacionet e reja në Siri sapo të përfundojë përgatitjet

Për samitin e ardhshëm të NATO-s në Spanjë, Erdoğan tha se “nesër do të shkojnë në samitin e NATO-s në Sapnjë” dhe do të bëjnë “gjithçka që është e nevojshme në përputhje me të drejtat dhe interesat e vendit tonë”

Burak Bir   | 27.06.2022
Erdoğan: Türkiye do të nisë operacionet e reja në Siri sapo të përfundojë përgatitjet Foto: Güven Yılmaz/AA

Ankara

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të nisë operacione të reja ushtarake sapo të përfundojnë përgatitjet në kufirin sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kryesimit të një takimi të kabinetit në Ankara, presidenti Erdoğan tha se operacionet antiterroriste të Türkiye-s në Irak vazhdojnë me sukses.

Për samitin e ardhshëm të NATO-s në Spanjë, Erdoğan tha se “nesër do të shkojnë në samitin e NATO-s në Spanjë” dhe do të bëjnë “gjithçka që është e nevojshme në përputhje me të drejtat dhe interesat e vendit tonë”.

Më tej, ai tha se hipokrizia e shfaqur nga disa vende në lidhje me organizatat terroriste, të tilla si PKK dhe FETO, po ashtu do të shprehet në samit me dokumente.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve.

FETO orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Türkiye, ku u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Erdoğan po ashtu tha se Türkiye ka zbuluar rezerva të naftës në provincën jugore Adana me vlerë 1 miliard dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın