Turqia

Erdoğan: Së shpejti mund të kemi takim me Trump

Takimi i fundit midis dy presidentëve u realizua më 1 dhjetor 2018, në margjina të Samitit të Liderëve të G20-tës në Argjentinë

Ferdi Türkten  | 23.04.2019 - Përdıtësım : 24.04.2019
Erdoğan: Së shpejti mund të kemi takim me Trump

Ankara

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se një takim me homologun e tij amerikan Donald Trump është i mundur së shpejti, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e presidentit turk erdhi në një pritje solemne me rastin e 23 Prillit, Festës së Sovranitetin Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, pas pyetjes nëse një takim mes tij dhe Trumpit mund të ndodhë në një kohë të afërt.

"Ndoshta. Ai kërkoi një takim. Mund të ndodhë këto ditë", u tha Erdoğan gazetarëve në kompleksin presidencial në Ankara.

Takimi i fundit midis dy presidentëve u realizua më 1 dhjetor 2018, në margjina të Samitit të Liderëve të G20-tës në Argjentinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın