Turqia

Erdoğan: Samiti i dytë katërpalësh do të mbahet në Stamboll

"Kërkuan mbështetje nga ne dhe ne thamë 'po', por as ju nuk do të na lini vetëm në luftën kundër terrorizmit", potencoi Erdoğan në lidhje me Planin Baltik të NATO-s

Enes Kaplan   | 05.12.2019
Erdoğan: Samiti i dytë katërpalësh do të mbahet në Stamboll

Londër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se samiti i radhës katërpalësh do të organizohet në muajin shkurt në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili ishte pjesë e Samitit të Liderëve të NATO-s në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, është takuar me gazetarët.

Duke folur për samitin katërpalësh, Turqi, Britani, Gjermani dhe Francë, ai tha se kanë vendosur që të takohen të paktën një herë në vit.

"Samitin e dytë do ta zhvillojmë në muajin shkurt në Stamboll. Këtë e vendosëm së bashku", tha Erdoğan.

Ai tha se do të vazhdojnë përpjekjet për të çuar ushtrinë në një pozitë shumë më të fortë sesa tani, si në aspektin e teknologjisë së përparuar dhe të kompetencës.

Presidenti turk gjithashtu foli edhe për Samitin e Liderëve të NATO-s. Ai tha se ashtu siç ato marrin seriozisht kërcënimet e sigurisë së NATO-s, presin që edhe aleatët të marrin seriozisht shqetësimet e tyre të sigurisë.

"Nëse i shohim fjalimet në Samitin e NATO-s të gjithë shprehen se janë kundër terrorizmit, por për fat të keq nuk shfaqet lufta kundër kësaj", u shpreh ai.

"Kërkuan mbështetje nga ne dhe ne thamë 'po', por as ju nuk do të na lini vetëm në luftën kundër terrorizmit", potencoi Erdoğan në lidhje me Planin Baltik të NATO-s.

Në lidhje me pjesëtarët e organizatës terroriste FETO që u janë dorëzuar Turqisë, ai tha se deri më tani ka pasur persona që janë dorëzuar dhe se janë në bisedime me shtetet në lidhje me këtë temë.

Për marrëveshjen detare të arritur mes Turqisë dhe Libisë, presidenti Erdoğan tha se përderisa qeveria legjitime në Libi qëndron drejtë dhe fortë në këmbë, kjo marrëveshje do të gjejë rrugën e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.