Turqia

Erdoğan: Kompania ajrore turke do të riemërohet në "Türk Havayolları"

Ky veprim vjen pasi qeveria turke ka bërë një hap simbolik në këtë drejtim duke ndryshuar emrin e vendit nga "Turkey" në "Türkiye"

Aysu Biçer  | 15.06.2022 - Përdıtësım : 16.06.2022
Erdoğan: Kompania ajrore turke do të riemërohet në "Türk Havayolları"

Ankara

Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se kompania ajrore kombëtare do të realizojë fluturimet e saj ndërkombëtare me emrin "Türk Havayolları" duke zëvendësuar atë "Turkish Airlines", raporton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim vjen pasi qeveria turke ka bërë një hap simbolik në këtë drejtim duke ndryshuar emrin e vendit nga "Turkey" në "Türkiye" ndërkombëtarisht në të gjitha komunikimet dhe aktivitetet për forcimin e brendit kombëtar të vendit.

Më 1 qershor, emri i shtetit "Turkey" u zëvendësua me "Türkiye" në Kombet e Bashkuara (OKB), pas një kërkese të Ankarasë për t’u referuar si e tillë.

Brendi i ri "Türkiye" është tashmë në përdorim në gjuhë të huaja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.