Turqia

Erdoğan: Heronjtë tanë neutralizuan të ashtuquajturin drejtues të lartë të PKK-së, Selman Bozkır

"Dje heronjtë tanë të Shërbimeve të Inteligjencës Kombëtare (MIT) neutralizuan, Selman Bozkır, me emrin e koduar ‘Doktori Husein‘, drejtuesin e lartë të organizatës terroriste PKK", tha Erdoğan

Berk Özkan   | 06.06.2021
Erdoğan: Heronjtë tanë neutralizuan të ashtuquajturin drejtues të lartë të PKK-së, Selman Bozkır

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi neutralizimin e të ashtuquajturin drejtues të lartë të PKK-së, Selman Bozkır, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Erdoğan tha: "Nga këtu dua të ndaj një lajm të mirë për popullin tonë. Dje heronjtë tanë të Shërbimeve të Inteligjencës Kombëtare (MIT) neutralizuan, Selman Bozkır, me emrin e koduar ‘Doktori Husein‘, drejtuesin e lartë të organizatës terroriste PKK dhe përgjegjës i përgjithshëm për rajonin Makhmur".

"Në emër të popullit tim falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë operacion të suksesshëm. Nuk do të lejojmë që organizata tradhtare dhe separatiste të përdorë rajonin Makhmur si ‘qendër inkubacioni' për terrorizmin. Ne do të vazhdojmë të thajmë terrorizmin në burimin e tij", tha Erdoğan.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın