Turqia

Erdoğan e cilëson si "mjaft produktiv" turneun e tij në Afrikë

“Falë Zotit, e përfunduam vizitën në Angolë, Togo dhe Nigeri në mënyrë mjaft produktive dhe u kthyem në vendin tonë. Kështu, realizuam vizitën e 50-të në 30 vende afrikane në total”, shkroi presidenti turk në median sociale

Sefa Mutlu  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Erdoğan e cilëson si "mjaft produktiv" turneun e tij në Afrikë

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka cilësuar si mjaft produktiv turneun e tij në tri vende të Afrikës, Angolë, Togo dhe Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Falë Zotit, e përfunduam vizitën në Angolë, Togo dhe Nigeri në mënyrë mjaft produktive dhe u kthyem në vendin tonë. Kështu, realizuam vizitën e 50-të në 30 vende afrikane në total. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë afrikanë në udhëtimin e tyre të zhvillimit”, shkroi presidenti Erdoğan në Twitter.

Erdoğan gjithashtu ndau një infografikë mbi vëllimin e tregtisë me vendet afrikane dhe numrin e ambasadave të hapura.

Në infografikë bëhet e ditur se numri i ambasadave në Afrikë, i cili në vitin 2002 ishte 12, është rritur në 43. Po ashtu theksohet se numri i ambasadave afrikane në Ankara, i cili ishte 10 në vitin 2008, u rrit në 37, dhe se vëllimi tregtar ka arritur në 25,3 miliardë dollarë. Në infografikë thuhet po ashtu se vëllimi i tregtisë me Afrikën Sub-Sahariane ka arritur në 10 miliardë dollarë dhe se 7.000 projekte janë zbatuar në 22 vende të kontinentit nëpërmjet TIKA-s.

Gjithashtu thuhet se Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni Maarif kryejnë aktivitete të shumta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın