Turqia

Erdoğan dhe Putin theksojnë rëndësinë e eksportit të drithërave dhe plehrave bujqësore ruse

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi katër-orësh në qytetin rus Soçi, të dy udhëheqësit konfirmuan se marrëdhëniet konstruktive midis Ankarasë dhe Moskës luajtën një rol në arritjen e marrëveshjes historike të muajit të kaluar

Diyar Güldoğan   | 05.08.2022
Erdoğan dhe Putin theksojnë rëndësinë e eksportit të drithërave dhe plehrave bujqësore ruse Foto: Zyra e Shtypit e Kremlinit

Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin theksuan rëndësinë e eksporteve të drithërave dhe plehrave bujqësore ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi katër-orësh në qytetin rus Soçi, të dy udhëheqësit konfirmuan se marrëdhëniet konstruktive midis Ankarasë dhe Moskës luajtën një rol në arritjen e marrëveshjes historike të muajit të kaluar për transportin e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore nga portet e Ukrainës.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rihapur tre porte ukrainase për eksportet e drithërave ukrainase, që kishte ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.

Në takimin e Soçit, të dy udhëheqësit nënvizuan nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Istanbul-it, duke përfshirë eksportet e lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e drithërave dhe plehrave ruse.

Erdoğan dhe Putin nënvizuan gjithashtu rëndësinë e procesit politik për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në Sirinë e shkatërruar nga lufta dhe riafirmuan vendosmërinë e tyre për të vepruar në solidaritet për të luftuar grupet terroriste atje.

Udhëheqësit riafirmuan gatishmërinë e tyre për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe, pavarësisht sfidave aktuale rajonale dhe globale, "mbi bazën e respektit të ndërsjellë".

Gjatë bisedimeve, Erdoğan dhe Putin ranë dakord të rrisin vëllimin e tregtisë dypalëshe dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin në fushat e energjisë, tregtisë dhe ekonomisë.

Udhëheqësit theksuan gjithashtu angazhimin e tyre të fortë për sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Libisë. Sipas deklaratës, ata theksuan rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme midis libianëve dhe përsëritën mbështetjen e tyre për procesin politik të udhëhequr nga Libia nën kujdesin e OKB-së.

Pas bisedimeve në Soçi, Erdoğan dhe Putin ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turko-Rus në Türkiye.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın