Turqia

Erdoğan dhe Johnson diskutojnë zhvillimet në Siri dhe Ukrainë

Liderët gjithashtu shqyrtuan hapat për të forcuar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe tregtinë

Berk Özkan, Mustafa Hatipoğlu   | 14.01.2022
Erdoğan dhe Johnson diskutojnë zhvillimet në Siri dhe Ukrainë

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson ku diskutoi zhvillimet në Siri dhe Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Johnson diskutuan gjithashtu çështjet klimatike dhe të refugjatëve.

Në deklaratë thuhet se liderët gjithashtu shqyrtuan hapat për të forcuar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe tregtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.