Turqia

Erdoğan: Çështja e Sirisë për Turqinë nuk është kurrsesi një aventurë

"Rreth 4 milionë njerëz janë drejtuar drejt kufijve tanë për shkak të sulmeve të përgjakshme të regjimit ndërsa 1.5 milionë aktualisht janë pranë kufirit tonë", tha presidenti Erdoğan

Sibel Kurtoğlu  | 29.02.2020 - Përdıtësım : 02.03.2020
Erdoğan: Çështja e Sirisë për Turqinë nuk është kurrsesi një aventurë ( Mustafa Kamacı - Anadolu Agency )

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se "Çështja e Sirisë për Turqinë nuk është kurrsesi një aventurë ose përpjekje për të zgjeruar kufijtë e saj", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me deputetët e partisë së tij (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim - AK) në zyrën Dolmabahçe në Stamboll, Erdoğan tha se "Çështja e Sirisë për Turqinë nuk është kurrsesi një aventurë ose përpjekje për të zgjeruar kufijtë e saj. Derisa pamja para nesh është shumë e hapur dhe e qartë, fatkeqësisht shohim se ka ende nga ata që nuk e kanë perceptuar ende kuptimin e përpjekjes që vendi ynë zhvillon si në politikë, si në media dhe platformat e tjera të ndryshme".

Lidhur me luftën e Turqisë në territorin sirian, presidenti Erdoğan tha se kanë treguar rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe vahdimin e dialogut me fuqitë që tregojnë pranë në rajon. "Pavarësisht se nuk janë mbajtur shumica e premtimeve që na kanë dhënë ne kemi treguar përpjekje të veçanta për të mbajtur hapur këtë rrugë. Ndërsa Idlibi ka ardhur pëpara nesh si një çështje e projektuar, e nxitur për të vendosur në pozicion të vështirë vendin tonë dhe për të na marrë arritjet tona të tjera", tha Erdoğan.

"Rreth 4 milionë njerëz janë drejtuar drejt kufijve tanë për shkak të sulmeve të përgjakshme të regjimit ndërsa 1.5 milionë aktualisht janë pranë kufirit tonë. Në lidhje me këto ne po zhvillojmë punime që të formojmë një zonë të sigurtë dhe këto të vendosen për të banuar në këto zona", tha ai.

Presidenti Erdoğan theksoi se "Në vendin tonë strehojmë 3.7 milionë sirianë. Nuk jemi në gjendje të përballojmë një valë të re të migracionit.

"Problemi ynë nuk është as nafta, as territori në Siri. Ajo që duam është të sigurojmë kufijtë tanë me një zonë të sigurtë. Objektivi i vërtetë në skenarin përballë nesh nuk është Siria, por Turqia. Ata që marrin atë që duan në Siri, do t'i kthejnë grykat menjëherë nga Turqia. I bëj thirrje kryesisht popullit tim që na ndjek aktualisht nga ekrani: se pyetja se 'Çfarë kërkon Turqia në Siri? në të vërtetë është rekomandimi që na propozojnë neve se 'Turqia duhet të dorëzohet para organizatave terroriste dhe një regjimi armik ndaj saj'. Kjo është ajo që bëjnë këta. Nuk është asgjë tjetër veçse një situatë shkujdesjeje të mendosh se do të respektojnë unitetin e Turqisë, ata të cilët sot e kanë ndarë 'de facto' në 3 pjesë Sirinë", tha ai.

"Të gjithë duhet ta shohin dhe ta pranojnë se lufta jonë në Siri ka të bëjë me të ardhmen e të gjithë neve. Nga 34 është rritur në 36 numri i dëshmorëve tanë gjatë operacionit në Idlib. Besoj se dëshmorët tanë janë pikat më të larta në luftën për të bërë këtë territor atdhe të këtij populli", tha Erdoğan duke shtuar se "Nuk e lëmë pa kundërpërgjigje gjakun e dëshmorëve tanë. Deri më tani janë vrarë mbi 2.100 elementë të regjimit dhe janë shkatërruar rreth 300 mjete".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın