Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me homologun amerikan Trump

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e presidencës, gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Trump u diskutuan zhvillimet në Siri, çështjet dypalëshe, ato të sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit

Cemal Coşkun  | 14.12.2018 - Përdıtësım : 14.12.2018
Erdoğan bisedë telefonike me homologun amerikan Trump

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e presidencës, gjatë bisedës telefonike u diskutuan zhvillimet në Siri, çështjet dypalëshe, ato të sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit.

Presidenti Erdoğan i ka përcjellur homologut amerikan Trump shqetësimet legjitime të Turqisë rreth sigurisë për shkak të akteve dhe pranisë së organizatës terroriste PKK/PYD/YPG.

Dy liderët kanë rënë dakord për arritjen e një koordinimi më efikas në lidhje me Sirinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın