Turqia

Erdoğan: BE mbetet prioritet strategjik i Turqisë

“Po të mos ishin përpjekjet tona, kriza e emigrantëve do të ishte thelluar edhe më shumë, numri i viktimave do të ishte më i lartë, terrorizmi do të ishte edhe më i egër, de-stabiliteti do të kishte prekur një zonë shumë më të gjerë”, tha Erdoğan

Selma Kasap  | 13.01.2022 - Përdıtësım : 14.01.2022
Erdoğan: BE mbetet prioritet strategjik i Turqisë foto: Murat Kula/AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pavarësisht faktit se vendi i tij është i ekspozuar ndaj padrejtësive, Bashkimi Evropian (BE) mbetet prioritet strategjik për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtua ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Turqi në Pallatin Cankaya në Ankara, ku foli për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe BE-së.

Ai tha se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha në kuadër të luftës kundër migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit.

“Po të mos ishin përpjekjet tona, kriza e emigrantëve do të ishte thelluar edhe më shumë, numri i viktimave do të ishte më i lartë, terrorizmi do të ishte edhe më i egër, de-stabiliteti do të kishte prekur një zonë shumë më të gjerë”, tha Erdoğan.

Ai tha se BE duhet të parandalojë sabotimin e marrëdhënieve Turqi-Evropë duke u fshehur pas justifikimeve për solidaritet brenda unionit.

“Ne shpresojmë që BE-ja do të largojë dritëshkurtësinë strategjike në vitin 2022 dhe do të zhvillojë marrëdhëniet me Turqinë me më shumë guxim”, tha Erdoğan.

Ai kritikoi gjithashtu BE-në në kontekstin e çështjes së Qipros, duke theksuar se, “Për fat të keq, BE-ja, ndërsa vepron verbërisht si zëdhënëse e palës greke, injoroi të drejtat dhe ligjet e turqve qipriotë, të cilat janë pjesë integrale e zonës".

Ai tha se kushdo që mund të shohë objektivisht, e sheh qartë dhe e pranon se "Turqia është një vend kyç në tejkalimin e kërcënimeve me të cilat përballet BE-ja".

“Përkundër të gjitha padrejtësive ndaj të cilave jemi ekspozuar, BE-ja mbetet prioriteti ynë strategjik, ne vazhdojmë të përpiqemi në këtë drejtim”, përfundoi Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın