Turqia

E dërguara e BE-së: I vlerësojmë shumë marrëdhëniet me Turqinë

Horelova, e cila u takua me Hakan Çavuşoğlun, kreun e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë, në kryeqytetin turk Ankara, e quajti Turqinë vend kyç për BE-në

Emin Avundukluoğlu  | 16.01.2019 - Përdıtësım : 16.01.2019
E dërguara e BE-së: I vlerësojmë shumë marrëdhëniet me Turqinë

Ankara

ANKARA (AA) - Bashkimi Evropian (BE) i vlerëson në masë të madhe raportet me Turqinë, tha sot një zyrtare e lartë e BE-së në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne i kushtojmë rëndësi të madhe marrëdhënieve Turqi-BE", tha Eva Horelova, kryetare e seksionit politik të Delegacionit të BE-së në Turqi.

Horelova, e cila u takua në Ankara me Hakan Çavuşoğlun, kreun e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë, e quajti Turqinë vend kyç për BE-në.

Turqia aplikoi për anëtarësim të plotë në BE në vitin 1987, ndërsa bisedimet filluan në vitin 2005.

Megjithatë, negociatat u zvarritën deri në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës greke qipriote, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın