Turqia

Dorëzohen 5 terroristë të YPG/PKK-së te forcat turke

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi

Erdoğan Çağatay Zontur  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Dorëzohen 5 terroristë të YPG/PKK-së te forcat turke

Ankara

Pesë terroristë PKK/YPG-së u dorëzuan te forcat turke të sigurisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Katër terroristë të PKK/YPG të cilët ikën nga strehimorja në veriun e Irakut u dorëzuan në zyrën tonë të patrullës kufitare në qarkun juglindor Silopi të provincës Şırnak ndërsa një terrorist i PKK/YPG i cili iku nga organizata terroriste në veri të Sirisë u dorëzua në zyrën tonë të patrullës kufitare në qarkun juglindor Nusaybin të provincës Mardin", tha ministria në Twitter.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın