Turqia

Çavuşoğlu takohet në Stamboll me homologët rumun dhe polak

Kryediplomati turk njoftoi se ka diskutuar çështjet dypalëshe me homologët e tij

Mehmet Şah Yılmaz  | 27.05.2022 - Përdıtësım : 29.05.2022
Çavuşoğlu takohet në Stamboll me homologët rumun dhe polak

Stamboll

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Bogdan Aurescu, dhe ministrin e jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria Twitter, Çavuşoğlu vuri në dukje se me homologun rumun Aurescu diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale, përfshirë Ukrainën, duke njoftuar se kanë nënshkruar "Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin e Arkivit Diplomatik".

Duke thënë se edhe me homologun e tij polak Rau kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Çavuşoğlu deklaroi: "Do të formojmë Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë".

Paralelisht, në një deklaratë nga ministria, thuhet se takimi i 10-të Trepalësh i Ministrave të Jashtëm të Turqisë-Rumanisë-Polonisë do të mbahet në Stamboll nën organizimin e Turqisë dhe se në takim do të ketë konsultime mbi zhvillimet rajonale aktuale dhe do të diskutohen zhvillimet në Ukrainë, Samiti i NATO-s në Madrid, Koncepti Strategjik pasues dhe e ardhmja e procesit trepalësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.