Turqia

Çavuşoğlu: Operacioni në veri të Sirisë është e drejta jonë

“Objektivi ynë i vetëm janë terroristët. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë në integritetin territorial të Sirisë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu

Büşra Nur Bilgiç   | 09.10.2019
Çavuşoğlu: Operacioni në veri të Sirisë është e drejta jonë

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se operacioni i Turqisë në veri të Sirisë është e drejta e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

“Objektivi ynë i vetëm janë terroristët. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë në integritetin territorial të Sirisë”, tha Çavuşoğlu, pas takimit të tij në Algjeri me homologun algjerian, Sabri Bukadum.

“Fatkeqësisht, ekziston një organizatë terroriste në verilindje të Sirisë. Ky është një kërcënim serioz për vendin tonë. SHBA u dha atyre armë dhe ne i arrestojmë në Turqi, sepse organizatat terroriste si në veri të Sirisë ashtu edhe në Turqi janë të njëjta”, tha Çavuşoğlu.

Sipas kryediplomatit turk, i vetmi objektiv i PKK/YPG-së është të ndajë Sirinë. Ai shtoi se Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë dhe për këtë arsye vendosi të nisë operacionin atje.

“Kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se ata do të tërhiqen nga Siria edhe ata donin të krijonin një zonë të sigurtë së bashku, ne filluam bisedimet. Por, presidenti ynë, Recep Tayyip Erdoğan, pa se nuk ka asgjë por vetëm ngecje e procesit dhe i tha presidentit të SHBA-ve se Turqia do të kryejë operacionin e vetme”, tha Çavuşoğlu.

Ai më tej tha se Turqia do të informojë të gjitha palët e interesuara për operacionin, përfshirë Sirinë dhe OKB-në.

“Ky do të jetë një operacion i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Migrantët në Turqi dhe në rajon do të jenë në gjendje të kthehen në Siri në mënyrë të sigurt dhe vullnetare”, theksoi Çavuşoğlu.

Gjatë vizitës në Algjeri, Çavuşoğlu u takua edhe me kryeministrin algjerian, Noureddine Bedoui.

“Ne patëm një takim të frytshëm me kryeministrin Noureddine Bedoui. Ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare me Algjerinë, partnerin tonë të dytë më të madh tregtar në Afrikë”, tha Çavuşoğlu në Twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın