Turqia

"BE do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë në Turqi"

“Po diskutohet të jepen edhe 3 miliardë euro për Qeverinë e Turqisë. Aktualisht vazhdojnë negociatat në lidhje me atë se çfarë duhet të bëhet", tha Berger

Gülsüm İncekaya, Musab Turan  | 19.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
"BE do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë në Turqi"

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, ambasadori Christian Berger deklaroi se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë të cilët jetojnë Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po diskutohet të jepen edhe 3 miliardë euro për Qeverinë e Turqisë. Aktualisht vazhdojnë negociatat në lidhje me atë se çfarë duhet të bëhet. Nga mbështetja njerëzore po kalojmë në mbështetje socio-ekonomike. Në përputhje me këtë jemi gati të nënshkruajmë projektet e 'raundit të dytë'", tha Berger.

Berger mbajti një fjalim gjatë takimit lansues të “Projektit Mundësi për Jetën” të realizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fuqisë Ndërkombëtare të Punës së Ministrisë së Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë.

Me këtë rast ai tha se Turqia aktualisht kujdeset për 3.5 milionë qytetarë të Sirisë të cilët janë nën mbrojtje të përkohshme. Duke theksuar se Turqia dhe BE-ja janë në bashkëpunim të ngushtë për t’i dhënë fund tragjedisë njerëzore e cila përjetohet tashmë 8 vite në Siri, Berger tha se “Turqia dhe BE-ja punojnë një kohë të gjatë për të gjetur një zgjidhje për këtë konflikt”.

Berger tha se BE-ja i ofron mbështetje Turqisë lidhur me sirianët. “Ofrojmë nevojat themelore. Nëse duhet të jap një shembull, Rrjeti i Sigurisë Sociale Emergjente (ESSN) ofron mbështetje financiare. 1.4 milionë persona në nevojë e shfrytëzojnë këtë. BE-ja padyshim se do të vazhdojë mbështetjen e ofruar për këtë çështje", tha Berger.

Ai tha se BE-ja ofron mbështetje të ndryshme për Turqinë, e cila bashkëpunon me shoqëritë civile dhe organizatat tjera ndërkombëtare të cilat ofrojnë mbështetje për refugjatët. “Në mbështetjen e raundit të parë me 3 miliardë euro, po mbështetet nga BE-ja. Aktualisht ka 72 projekte. Po punojmë në 3 fusha të rëndësishme. Njëra prej tyre është arsimi. Së bashku me arsimin përpiqemi që t'i ndihmojmë qeverisë turke", tha Berger.

Sipas tij, deri në fund të kësaj jave në Bruksel do të nënshkruhet në marrëveshje tjetër në vlerë prej 400 milionë euro për të mbështetur fushën e arsimit. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın