Turqia

Balonat me ajër të Cappadocia tërhoqën mbi 400 mijë turistë

Udhëtimet gjeneruan 86 milionë dollarë të ardhura në nëntë muajt e parë të këtij viti

Tuba Şahin   | 08.10.2019
Balonat me ajër të Cappadocia tërhoqën mbi 400 mijë turistë ( Behçet Alkan - Anadolu Agency )

Ankara

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), midis janarit dhe shtatorit, gjithsej 437.516 turistë kanë shijuar turnetë me balona me ajër të nxehtë në qendrën tërheqëse turistike Cappadocia të Turqisë.

Cappadocia, e renditur si një nga vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është e famshme me rrafshnaltën e saj dalluese, luginat, kodrat, konet vullkanike të oxhakëve unikë zanash, afresket shumëngjyrësh që mbulojnë qytete nëntokësore, hotele, shtëpi të gdhendura në shkëmbinj, kisha shkëmbore, faltore dhe strehimore të përdorura nga të krishterët e hershëm.

Udhëtimi me balonë mbi qiellin e Cappadocia për një orë kushton 170-200 euro (186-220 dollarë) për person.

Udhëtimet gjeneruan 86 milionë dollarë të ardhura në nëntë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın