Avionët e presidentëve Erdoğan dhe Aliyev ulen në aeroportin e ri në qytetin Rize
Në zbritjen e tij nga avioni, Aliyev u prit nga Erdoğan dhe më pas liderët kaluan në ambientin ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes

Rize
Avionët e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe i presidentit të Azerbajxhanit, İlham Aliyev u ulën në aeroportin e ri Rize-Artvin për të cilët dy liderët do të kryejnë dhe inaugurimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i presidentit Erdoğan dhe ekipit shoqërues që u nis nga Stambolli për ceremoninë e inaugurimit mbërriti në Rize në orën 13:20 sipas kohës lokale ndërsa avioni i presidentit, Aliyev në orën 13:45 sipas kohës lokale.
Avionë e liderëve u pritën me ujin e spërkatur nga tankeri i ujit.
Në zbritjen e tij nga avioni, Aliyev u prit nga Erdoğan dhe më pas liderët kaluan në ambientin ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes.
Pas ceremonisë, Erdoğan dhe Aliyev do të zhvillojnë një takim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.