Turqia

"Ata që mbështesin Haftarin janë në anën e gabuar të konfliktit në Libi"

"Franca dhe të gjithë që ende e mbështesin Haftarin, janë nën anën e gabuar të konfliktit në Libi", tha zëdhënësi i Presidencës i Turqisë, Ibrahim Kalın

Zuhal Demirci   | 26.05.2020
"Ata që mbështesin Haftarin janë në anën e gabuar të konfliktit në Libi"

Ankara

Zëdhënësi i Presidencës i Turqisë, Ibrahim Kalın, duke folur rreth çështjes libiane, tha se "Franca dhe të gjithë që ende e mbështesin Haftarin, janë nën anën e gabuar të konfliktit në Libi", transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në deklaratën për kanalin France 24 bëri vlerësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Libi dhe çështjen e Sirisë.

Ai tërhoqi vëmendjen se situata në Libi vazhdon të jetë shumë kritike dhe brishtë. "Haftar, nuk është përfaqësuesi legjitim i popullit të Libisë. Me mbështetjen e disa vendeve nga rajoni i Gjirit dhe Rusia, dhuna në Libi u përshkallëzua dhe solli shumë dhimbje", u shpreh ai.

Duke potencuar se besojnë që "zgjidhja ushtarake" në Libi nuk është një zgjidhje, zëdhënësi presidencial tha se, qeveria e kryeministrit të Libisë, Fayez al-Sarraj që nga fillimi është sillur përgjegjshëm dhe konstruktiv dhe se punon me bashkësinë ndërkombëtare.

"Tani është koha që, mbështetësit e Haftarit, të kuptojnë se Haftari nuk është partner i besueshëm në Libi", tha Kalın.

Kalın vuri dukje se në Libi mercenarët nga Sudani, Çadi dhe Siria si dhe mercenarët e Wagner Group me qendër nga Rusia janë duke luftuar pranë Haftarit. "Tani, mbështetësit e Haftar kuptuan se kjo nuk është zgjidhje dhe nuk po ec. Qeveria e Sarraj, shumë herë theksoi se kërkojnë zgjidhje politike e jo ushtarake por ata qartë kanë të drejtë të mbrojtjes", tha ai.

"Duhet të ketë zgjidhje politike që do të vlejë për të gjithë Libinë"

"Duhet të ketë një zgjidhje politike që do të vlejë për të gjithë Libinë, jo vetëm për një ose disa pjesë të tokave të Libisë", theksoi Ibrahim Kalın duke folur në lidhje me zgjidhjen politike.

Ai tregoi se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë duke mundësuar shumë mbështetje ushtarake financiare dhe se kjo nuk është sekret. "Këtë luftë, me sa duket e financon duke përdorur parat e naftës që vijnë nga fushat e naftës në Libi që i ka konfiskuar Haftari", tha Kalın.

"Franca dhe të gjithë që ende e mbështesin Haftarin, janë nën anën e gabuar të konfliktit në Libi. Në Siri, jo vetëm me Francë, në të njëjtën kohë edhe me SHBA-të kemi mosmarrëveshje sepse të dyja palët mbështesin PYD/YPG-në krahu i organizatës terroriste PKK në Siri. PKK në Francë, Bashkimin Evropian (BE) njihet si organizatë terroriste. Para disa vitesh në emër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH ishte arsye mbështetja e PYD-së, YPG-së, por tani ashtu siç edhe nga SHBA ishte shpallur fuqia e DEASH kryesisht është e eliminuar. Por disa aleatë perëndimor ende vazhdojnë mbështetjen ndaj PYD/YPG", vazhdoi zëdhënësi.

Në deklaratën e tij, Kalın, përmendi edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA, duke treguar se mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump ka marrëdhënie të mirë.

Ai rikujtoi mosmarrëveshjen mes dy vendeve së fundmi pasi Turqia furnizoi sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın