Turqia

Asgjësohet një bombë e montuar e PKK-së në lindje të Turqisë

Forcat e xhandarmërisë çmontuan një mjet shpërthyes të improvizuar me peshë 30 kilogram në Bitlis

Firdevs Bulut   | 25.03.2020
Asgjësohet një bombë e montuar e PKK-së në lindje të Turqisë

Bitlis

Forcat e sigurisë në juglindje të Turqisë çmontuan një bombë me peshë 30 kilogram të vendosur pranë një rruge nga grupi terrorist PKK, njoftoi sot një zyrtar lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Guvernatori i Bitlisit tha se ekipet e xhandarmërisë gjetën disa materiale shpërthyese në zonën rurale të provincës pas aktiviteteve të inteligjencës.

Në operacionin e nisur më 8 mars për gjetjen e pjesëtarëve të grupit terrorist dhe për të shkatërruar strehimoret dhe depot e tyre të municioneve, 30 kg eksploziv të improvizuar u sekuestruan dhe asgjësuan të martën, thuhet në deklaratë.

Forcat turke të sigurisë do të vazhdojnë me vendosmëri të luftojnë terrorizmin me mbështetjen e popullatës në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın