Turqia

Artistët mbështesin nënat që protestojnë për bijtë e tyre të rrëmbyer nga PKK

"Ky qëndrim është i ndryshëm për mua. Ju treguat burrërinë që ne nuk mundëm ta tregojmë. Qëndrimi juaj është qëndrimi për të shpëtuar të ardhmen e djemve tanë të rrëmbyer në mal", tha Yenilmez

Nurten Aslan, Mehmet Şah Yılmaz, Hasan Namlı  | 08.09.2019 - Përdıtësım : 09.09.2019
Artistët mbështesin nënat që protestojnë për bijtë e tyre të rrëmbyer nga PKK ( Mehmet Şah Yılmaz - Anadolu Agency )

Diyarbakir

Për nënat në qytetin Diyarbakır të cilat protestojnë para selisë së partisë HDP për bijtë e tyre që janë rrëmbyer, ka ardhur mbështetje edhe nga artistë të ndryshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktori i kinemasë, serialeve televizive dhe teatrit, Ahmet Yenilmez, vizitoi nënat që kërkojnë bijtë e tyre dhe deklaroi mbështetjen e tij.

Yenilmez duke i dhuruar trëndafila të kuq nënave zhvilloi një bisedë me ata ku në fjalën e tij ai rikujtoi se rreth 100 vite më parë qytetet Gaziantep, Kahramanmaraş, Adana dhe Hatay ishin të pushtuar.

"Qytetin Diyarbakır armiku nuk mundi ta pushtonte për shkak të qëndrimit të palëkundur të nënave", tha Yenilmez, i cili shtoi se "Fotografia ku ju jeni është qëndrimi i nënave turke, kurde, laze, çerkeze, alevite dhe sunite që iu dha armiqve që erdhën për t’u hakmarrë 100 vjet më parë. Unë erdha këtu për këtë".

"Ky qëndrim është i ndryshëm për mua. Ju treguat burrërinë që ne nuk mundëm ta tregojmë. Qëndrimi juaj është qëndrimi për të shpëtuar të ardhmen e djemve tanë të rrëmbyer në mal. Këtu ka një qëndrim paqësor. Kështu që unë ju puth të gjithëve duart. Mos e prishni solemnitetin tuaj, mos besoni se jeni të vetëm. Jo 82 milionë njerëz, por i gjithë umeti po lutet për ju. Në emër të kombit tim, në emër të umetit tim, unë ju shpreh falënderimet e mia", tha Yenilmez i cili ka vënë në dukje rëndësinë e prostestës së nënave duke u ulur përpara selisë së HPD-së.

Ndërkohë Yenilmez ka njoftuar se disa nëna kanë kërkuar mbështetje nga artistët, dhe më tej ka theksuar "Unë ndodhem këtu, për atdheun dhe njerëzit e tij. Nuk e shoh të drejtë që artistëve t'u bëhet thirrje. Përse duhet t'i thërrisni? Ata nëse nuk e ndiejnë përgjegjësinë që duhet të vijnë këtu është më mirë që të mos vijnë me thirrjen e bërë nga ju. Ne duhet të ndiejmë njëri tjetrin, me dhimbjet dhe gabimet tona".

- Postime në rrjetet sociale

Ndërkohë disa artistë kanë bërë postime në rrjetet sociale në mbështetje të protestës së nënave për të shpëtuar bijtë e tyre nga organizata terroriste.

Artisti Cenk Eren me etiketimin "Nënat Rezistojnë" ka postuar mesazhin "Shpresojmë që nënave në Diyarbakır t'u rikthehen bijtë e tyre shëndoshë e mirë". Artisti Uğur Işılak tha se "Të paskrupullt që keni vjedhur bijtë nga nënat e tyre...Ju zëntë mallkimi i nënave".

Poeti Serdar Tuncer në mesazhin e tij me fotografinë e nënave protestuese ka postuar me etiketën "Ne jemi me nënat, Po t'i".

Poashtu edhe karikaturisti, aktori dhe kineasti, Hasan Kaçan në postimin e tij me etiketën "Ne jemi me nënat, Po ti" ka thënë se "Krerët e organizatës terroriste të PKK-së po tregojnë përpjekje serioze për të hequr, për të mbytur nga rendi i ditës britmat e nënave. Nuk do të mundeni ta ulni zërin e nënave. Nuk do ndalemi, axhenda jonë e vetme kjo është".

Muzikanti Umut Mürare ka shkruar: "Zjarri revolucionar që ka ndezur nëna Hacire Diyarbakır rritet çdo ditë e më shumë. Nënat dhe baballarët me sy të përlotur janë në pritje. Nuk jeni vetëm, jemi me ju".

Ndërsa edhe Mustafa Yıldızdoğan me etiketimin: "Reagoni qoftë edhe një herë", në postimin e tij ka shkruar "Ata që flasin gjithmonë në çdo mjedis për paqen, vëllazërimin, demokracinë, të drejtat e njeriut, dëgjoni këtë zë dhe i kushtoni vëmendje. Zëri i nënave është zëri i popullit. Mallkuar qoftë terrorizmi. Heshtja është tradhti ndaj njerëzimit".

Këngëtari Murat Kekili tha se "Nëna është një autoritet. Ajo ka një vend të veçantë dhe të shenjtë në mesin e të gjitha autoriteteve që njohim. Zemra dhe njerëzimi ynë janë me nënat e Diyarbakırit deri në fund. Çdo artist pavarësisht nga këndvështrimi që ka duhet të mbështesë këtë dhe nuk duhet ta shikojë këtë çështje në aspektin politik".

Şoray Uzun ka porositur se "Të gjithë duhet të dëgjojnë pa kushte zërin e nënave që kërkojnë bijtë e tyre në Diyarbakır. Allahu mos sprovoftë asnjë prind me fëmijët e tyre".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın