Gözde Bayar
14 Nëntor 2019•Përditësim: 14 Nëntor 2019
Forcat turke të sigurisë arrestuan terroristin që kishte lidhje me grupin terrorist Al-Kaeda, njoftuan sot forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i policisë së anti-terrorit në Stamboll, ndërmori një operacion për kapjen e Mevlüt Cüşkün, i cili ka hyrë ilegalisht në Turqi pasi kishte kaluar një kohë të gjatë në rajonet konfliktuoze në Siri, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimit për t'u prononcuar për media.
Në kuadër të procesit të hetimeve, policia arrestoi Cüşkün në qarkun Başakşehir të Stambollit.
Cüşkün ishte në listën e të kërkuarve të Minsitrisë së Brendshme.