Turqia

Arrestohen 9 të dyshuar për një sulm vdekjeprurës terrorist në veri të Sirisë

Nën koordinimin e guvernatorit turk në provincën juglindore Şanlıurfa, u arrestuan 9 persona për sulmin në të cilin humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagosën 4 të tjerë

Ali Murat Alhas   | 19.01.2021
Arrestohen 9 të dyshuar për një sulm vdekjeprurës terrorist në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë bëri të ditur se u arrestuan 9 të dyshuar të lidhur me sulmin vdekjeprurës në fillim të janarit në rajonin verilindor Ras al-Ayn të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ministria thonë se 9 të dyshuarit janë sirianë dhe janë arrestuar në lidhje me sulmin terrorist që la 2 fëmijë të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Incidenti ndodhi kur një automjet i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në një treg në Ras al-Ayn afër kufirit Turqi-Siri.

Nën koordinimin e guvernatorit turk në provincën juglindore Şanlıurfa, njësitë e inteligjencës së bashku me forcat e xhandarmërisë dhe ekipet anti-terror shikuan hollësisht të gjitha pamjet e kamerës pranë zonës së shpërthimit.

Hetimi hodhi dritë mbi autorët e sulmit vdekjeprurës: eksplozivët u vendosën nga një grua terroriste dhe u shpërthyen nga një terrorist mashkull, ndërsa shtatë të dyshuarit e tjerë i ndihmuan ata në sulm.

Gruaja e arrestuar tha në dëshminë e saj se ishte mbajtur në një burg të grupit terrorist YPG/PKK në Qamishli dhe se grupi terrorist i bëri presion për të kryer sulmin në këmbim të lirisë së saj.

Ndryshe, qendra e qytetit Ras Al-Ayn u çlirua në tetor të vitit 2019 si pjesë e operacionit turk "Burimi i Paqes". Por, organizata terroriste YPG/PKK shpesh kryen sulme terroriste ndaj vendbanimeve civile në Ras Al-Ayn dhe Tel Abyad nga rajonet Ayn Isa dhe Tel Tamer, të cilat vazhdon t'i mbajë të pushtuara.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın