İsmail Fidan
07 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) – Të paktën katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me sulmin terrorist të ndodhur sot në mëngjes në qendër të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia turke ka arrestuar katër persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë lidhje me sulmin terrorist që ndodhi sot në mëngjes në Vezneciler, në vet qendrën e Stambollit.
Në sulmin terrorist të kryer me autobombë ndaj automjetit policor, 11 persona kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve shtatë policë dhe katër civilë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur 36 persona, në mesin e të cilëve tek dy persona gjendja është kritike. Lagjja Vezneciler ndodhet në pjesën historike të Stambollit.
Për shkak të fuqisë së shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme mbi disa xhami dhe objekte banimi.