Turqia

Arrestohen 13 terroristë të dyshuar të DEASH-it në Ankara

Operacionet vazhdojnë për kapjen e dy të dyshuar të tjerë, thonë burimet

Cankut Taşdan   | 09.09.2021
Arrestohen 13 terroristë të dyshuar të DEASH-it në Ankara Foto: AA/Arkiv

Ankara

Forcat turke të sigurisë sot arrestuan 13 shtetas të huaj nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH në kryeqytetin Ankara, sipas një burimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë e inteligjencës dhe policisë kryen një operacion të njëkohshëm në adresa të caktuara për të kapur 15 shtetas të huaj nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist në zonat e konfliktit jashtë vendit, tha burimi në kushte anonimiteti.

Ndërsa 13 u arrestuan, vazhdojnë përpjekjet për kapjen e të dyshuarve të mbetur.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Që atëherë vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 shpërthime vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın