Turqia

Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020" përfundojnë më 15 shkurt

"Fotografët që fitojnë çmime janë ata që kanë një histori të rëndësishme pavarësisht se mund të mos jetë më e mira dhe ata të cilët dinë që nëpërmjet disa pamjeve shumë të fuqishme të tregojnë se çfarë paraqesin", tha Chauvel

Nuri Aydın  | 07.02.2020 - Përdıtësım : 09.02.2020
Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020" përfundojnë më 15 shkurt

Ankara

Aplikimet për konkursin "Istanbul Photo Awards" i cili organizaohet për herë të gjashtë këtë vit nga Anadolu Agency (AA), përfundojnë më 15 shkurt.

Aplikimet e konkursit të cilat përfundonin më 31 janar janë zgjatur deri më 15 shkurt.

Patrick Chauvel, fotoreporteri i njohur francez për luftën dhe ish-anëtari i jurisë së "Istanbul Photo Awards", në një deklaratë për AA tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e rrgullimit të fotografisë.

"Rregullimi i keq, e vret historinë", tha Chauvel i cili ka bërë të ditur se është thelbësore rregullimi i fotografive të dërguara për çmim.

Fotografi 70-vjeçar Chauvel, i cili këtë vit ka ofruar fotografi që prekin kryesisht konfliktet ndërkombëtare në afërsi të kufijve jugorë të Turqisë tha se "Mendoj se historia në Siri është e fortë dhe ajo duhet të tregohet në çdo mënyrë të mundshme".

Duke thënë se detyra e tij në jurinë e "Istanbul Photo Awards 2015" ka kaluar mirë, ai tha se "Më ka dhënë mundësinë që të shikoj punimet e fotografëve shumë të mirë dhe kjo gjë më ka frymëzuar për detyrat e mia në të ardhmen".

Të gjitha tregimet e mia i financoj vetë

Fotografi me përvojë i cili ka treguar guximin në fronte për dekada për të arritur fotografi të përsosura tha se është pesimist për të ardhmen e profesionit të tij, duke vënë në dukje se e ardhmja në fushën e punës së tij nuk është shumë e shndritshme.

"Të gjitha tregimet e mia i kam financuar vetë dhe më pas i kam shitur. Askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi që të na paguajë dhe më pas të marrë përgjegjësi për t'i dërguar. Ka shumë pak mundësi", tha Chauvel.

Ai ka përmendur mënyrat që e bëjnë një fotografi të denjë për çmim me vlerësimin e tij se "Fotografët që fitojnë çmime janë ata që kanë një histori të rëndësishme pavarësisht se mund të mos jetë më e mira dhe ata të cilët dinë që nëpërmjet disa pamjeve shumë të fuqishme të tregojnë se çfarë paraqesin", tha Chauvel.

Duke shprehur kritika për "motivimet kryesore" të fotoreporterëve që fitojnë çmime, fotografi me përvojë, ai tha: "Harrojnë se përse e bëjnë këtë punë. Motivimi ynë është të takojmë njerëz që luftojnë, vuajnë dhe të tregojnë historitë e tyre në mënyrë që njerëzit që jetojnë në botë më të mirë të kuptojnë se çfarë ndodhë dhe ndoshta të ndihmojnë".

"Nëse fitoni, mund të keni një mundësi tjetër për të shpjeguar përsëri historinë. Por, vetëm pasi bëni punën tuaj. Paraja dhe promovimi do t‘ju ndihmojnë në vazhdimin tuaj, por kjo është një balancë e brishtë", tha Chauvel.

Sipas tij, në konkursin e këtij viti do të shihen fotografi që nxjerrin në plan të parë ndryshimin klimatik me punime kryesisht për konfliktet në Siri dhe Irak.

I lindur në Francë, Chauvel, është njohur me aparatin fotografik që në moshë të vogël dhe gjatë jetës së tij profesionale ka dëshmuar më shumë se 20 konflikte, përfshirë Luftën Gjashtë Ditore të vendeve arabe dhe Izraelit në vitin 1967, luftën e Vietnamit dhe luftën e Bosnjës e Hercegovinës.

Chauvel, i cili gjithashtu ka shkruar disa libra dhe është shfaqur në dokumentarë, nuk i është shmangur profesionit të tij edhe pse u plagos seriozisht kur SHBA-ja pushtoi Panamanë.

Në të njëjtën kohë Chauvel është një gazetar i formuar pasi është fitues i çmimit të Fotografisë së Shtypit Botëror në vitin 1995.

"Istanbul Photo Awards"

"Istanbul Photo Awards", e cila këtë vit organizohet për të 6-tën herë është bërë një konkurs ndërkombëtar ku garojnë fotografë profesionistë nga e gjithë bota.

Konkursi "Istanbul Photo Awards", me qëllimin për të inkurajuar profesionin e fotografit, organizohet çdo vit nga AA, e cila ka punuar me një numër të madh të fotoreporterëve profesionistë në të kaluarën e saj 100-vjeçare.

Fotografë nga çdo vend i botës duhet të paraqesin në periudhën e aplikimeve punimet e tyre që ato kanë fotografuar në ngjarjet globale të vitit që ka kaluar.

Në konkursin e fokusuar mbi fotografitë e kategorisë lajm dhe sport, fotografitë vlerësohen sipas kategorive në "lajmin tek", "lajmin seri", "sport tek" dhe "sport seri".

Pas përfundimit të aplikimeve, juria ndërkombëtare do të mblidhet në mars për të përcaktuar fotografitë fituese.

Në konkurs do të ketë një çmim prej 8.000 dollarë për fituesin e vendit të parë në kategorinë "lajm tek" për çmimin e madh "Fotografia e vitit". Ndërkohë për vendet e para në çdo kategori do të jetë një çmin prej nga 5.000 dollarë ndërsa për fotografitë në vendin e dytë në të gjitha kategoritë nga 3.000 dollarë dhe vendet e treta nga 1.500 dollarë.

Nëpërmjet adresës "http://istanbulphotoawards.com", mund të shikohen edhe fotografitë e çmimeve fituese të viteve të mëparshme.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.