Turqia

Ankara, mbi 1.100 të arrestuar gjatë operacioneve antidrogë në nëntor

Policia po ashtu sekuestroi 118.850 pilula narkotike, 51 kilogramë skunk dhe 12 kilogramë hashash

Handan Kazancı   | 03.12.2019
Ankara, mbi 1.100 të arrestuar gjatë operacioneve antidrogë në nëntor

Ankara

Së paku 1.159 të dyshuar janë arrestuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, si pjesë e operacioneve antidrogë në nëntor, bëri të ditur policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë këtij muaji, policia po ashtu ka sekuestruar 118.850 pilula narkotike, 51 kilogramë skunk dhe 12 kilogramë hashash.

Rreth 171 prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim, shtoi policia.

Ndërkaq, në një operacion të sotëm në krahinën qendrore të Turqisë Konya, janë arrestuar dy të dyshuar.

Policia sekuestroi gjithashtu 5.488 pilula narkotike nga një apartament.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın