Turqia

Anadolu Agency mbulon zgjedhjet në Turqi në 13 gjuhë

Lajmet do të transmetohen në turqisht, shqip, maqedonisht, anglisht, arabisht, persisht, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht) frëngjisht, spanjisht, rusisht, indonezisht dhe në kurdisht (dijalektet Sorani dhe Kurmanji)

Sena Güler  | 19.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Anadolu Agency mbulon zgjedhjet në Turqi në 13 gjuhë

Ankara

ANKARA (AA) – Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), do të bëjë mbulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të sotme në Turqi, duke publikuar lajme për abonentët në mbarë botën në gjithsej 13 gjuhë.

Lajmet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, do të transmetohen në turqisht, shqip, maqedonisht, anglisht, arabisht, persisht, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht) frëngjisht, spanjisht, rusisht, indonezisht dhe në kurdisht (dijalektet Sorani dhe Kurmanji).

Me mbulimin e zgjedhjeve të vitit 2018, AA vazhdon transmetimin e suksesshëm të drejtpërdrejt të rezultateve të cilat filloi t'i bëjë në vitin 2014, duke u ofruar mediave në Turqi, por edhe atyre ndërkombëtare mbulim të shpejtë.

Për të qenë të suksesshëm, është përgatitur një softuer i nevojshëm në mënyrë që rezultatet të publikohen menjëherë nga dalja e votës nga kutitë e votimit. Agjencia gjithashtu ka kryer edhe teste të shumta kibernetike, të cilat u mundësuan kanaleve televizive dhe portaleve që deri në ditën e zgjedhjeve të mund të testojnë sistemet e tyre.

Përveç kësaj, AA ka përgatitur edhe një paketë në të cilën janë përfshirë të dhënat mbi fletëvotimet, një edicion të veçantë për televizionet dhe një hartë speciale për faqet e internetit përfshirë të dhënat e detajuara mbi kandidatët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.