Turqia

Ambasadori i Paraguajit në Turqi viziton lokalitetin e lashtë Hattusa

"Është shumë e rëndësishme që ende këtu mbrohen mbetjet e një civilizimi që ka jetuar para mijëra vitesh këtu, si dhe ekspozimi i tyre. E falënderoj Turqinë për këtë mundësi që ka siguruar", u shpreh Peralta

Kemal Ceylan  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 23.10.2019
Ambasadori i Paraguajit në Turqi viziton lokalitetin e lashtë Hattusa ( Kemal Ceylan - Anadolu Agency )

Çorum

Ambasadori i Paraguajit në Turqi, Ceferino Adrian Valdez Peralta, ka vizituar qytetin antik Hattusa, kryeqyteti i Hititëve, një nga qytetërimet më të lashta të Anadollit dhe Alacahöyük-ut, si dhe muzetë në këto vende, raporton Anadolu Agency (AA).

Peralta, me ftesën e kryeredaktorit të Lajmeve në Gjuhët e Huaja të AA-së, Mehmet Öztürk, vizitoi qytetin turk Çorum, për të parë mbetjet 3.000 vjeçare të qytetërimit të Hititëve të cilat i ka mësuar në shkollën e mesme.

Ambasadori me anë të udhëzuesit, hititologut Özgür Meriç pati mundësinë t'i ekzaminojë nga afër gjërat që i ka mësuar kur ka qenë nxënës.

Pas vizitës, Peralta për AA tha se në Çorumin me histori mijëra vjeçare ka bërë udhëtim në histori. Ai tha se ka kaluar një ditë me plotë emocione.

"Informacionet që i lexova para 45 vitesh në shkollën e mesme, arrita t'i shikoj këtu me sytë e mi. Është shumë e rëndësishme që ende këtu mbrohen mbetjet e një civilizimi që ka jetuar para mijëra vitesh këtu, si dhe ekspozimi i tyre. E falënderoj Turqinë për këtë mundësi që ka siguruar", u shpreh Peralta.

Ai tërhoqi vëmendjen në dorëzimin e vlerave historike tek brezat e ardhshëm duke i mbrojtur ato.

Peralta tha se Paraguaji është një civilizim me një histori prej përafërisht 500 vjeçare.

"Mes Hititëve dhe vendit tonë nuk ka shumë ngjashmëri. Por, për mua ishte një vizitë me vlerë pasi i pash Hititët si fillimi i civilizimit dhe civilizimeve krishtere që kanë jetuar në këto troje pas Hititëve. E falënderoj z. Mehmet për ftesën", tha ambasadori i Paraguajit, Peralta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.