Turqia

Altun: Turqia dhe EBA të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike

"Kjo vizitë ishte një vizitë e rëndësishme që tregon përpjekjet e shtetit tonë për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin rajonal", tha kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Altun

Mümin Altaş  | 25.11.2021 - Përdıtësım : 25.11.2021
Altun: Turqia dhe EBA të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike

Ankara

Kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun ka deklaruar se "Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe për të përfituar nga mundësitë e bashkëpunimit rajonal", transmeton Anadolu Agency (AA).

Altun bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me takimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

"Kjo vizitë ishte një vizitë e rëndësishme që tregon përpjekjet e shtetit tonë për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin rajonal", tha Altun duke shtuar se marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara në fushat e tregtisë, energjisë dhe mjedisit do të zhvillojnë marrëdhëniet ekonomike.

Ai tha se shpresojnë që marrëveshjet do të çojnë përpara qëllimin e bashkëpunimit shumë të nevojshëm.

"Turqia do të jetë gjithmonë një fuqi e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në rajon. Krahas marrëveshjeve mes kompanive private, profilin tonë ekonomik do ta forcojnë edhe marrëveshjet e investimeve mes bursave tona dhe menaxhimeve të porteve. Zhvillimi i marrëdhënieve tona tregtare në vitet e ardhshme do të jenë prioriteti ynë më i madh", tha Altun.

Sipas tij, Turqia dhe EBA janë të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe për të përfituar nga mundësitë e bashkëpunimit rajonal. "Besojmë se ky do të jetë fillimi i një periudhe të re në aspektin e stabilitetit rajonal në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjirit", theksoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.