Turqia

Adoleshenti sirian fiton këmbë protetike në Turqi

Adoleshenti i plagosur pas një sulmi të regjimit sirian realizon ëndërrën që të ecë sërish falë OJQ-së Worldwide Doctors nga Stambolli

Zehra Nur Düz  | 13.11.2019 - Përdıtësım : 14.11.2019
Adoleshenti sirian fiton këmbë protetike në Turqi

Ankara

Pasi kishte humbur një këmbë në një sulm të regjimit të Assadit, një adoleshent sirian tani mund të ecë sërish me ndihmën e një këmbe protetike që i është mundësuar nga një organizatë joqeveritare turke.

Pasi kishte ardhur në Şanlıurfa me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Muhammed Dabbe realizoi ëndrrën e tij që të ecë sërish pasi Worldwide Doctors, një OJQ me seli në Stamboll, i mundësoi atij një këmbë artificiale.

Dabbe humbi këmbën e tij të djathtë para 4 viteve në një sulm ndaj një autobusi teksa ishte duke udhëtuar me nënën e tij në nga Raka në Damask.

"Ne vërejtëm tre avionë luftarakë në afërsi të qytetit Tadmur që ndodhet në provincën perëndimore të Homsit. Një raketë na kishte për cak neve. Kishte 52 persona në autobus", tha Dabbe për Anadolu Agency (AA).

Ai rikujton se në mesin e viktimave, kishte edhe disa njerëz që ishin kishin pësuar djegie të mëdha.

"E pasi që këmba ime ishte shkëputur", tha Dabbe, duke shtuar se nuk ka arritur ta gjejë pjesën tjetër.

"I realizova ëndërrat e mija falë Worldwide Doctors. Tani falë Zotit mund të ecë pa paterica", shtoi ai.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, përderisa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e plotë të konfliktit.

Qeveria turke ka ndjekur një politikë të "dyerve të hapura" për sirianët që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme.

Aktualisht ka mbi 3.6 milionë sirianë që janë strehuar në Turqi, shumica prej të cilëve kërkojnë që një ditë të kthehen në shtëpi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.