Turqia

“Qëndrimi i SHBA-ve për pretendimet armene nuk ka ndryshuar”

“Qëndrimi i administratës nuk ka ndryshuar. Pikëpamjet tona reflektohen në deklaratën definitive të presidentit (Donald Trump) për këtë çështje nga prilli i kaluar”, tha zëdhënësi për AA

Sibel Uğurlu  | 13.12.2019 - Përdıtësım : 14.12.2019
“Qëndrimi i SHBA-ve për pretendimet armene nuk ka ndryshuar”

Ankara

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Ankara ka theksuar se qëndrimi amerikan për pretendimet armene të ngjarjeve të vitit 1915 nuk ka ndryshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëndrimi i administratës nuk ka ndryshuar. Pikëpamjet tona reflektohen në deklaratën definitive të presidentit (Donald Trump) për këtë çështje nga prilli i kaluar”, tha zëdhënësi për AA në kushte anonimiteti.

Senati i SHBA-ve dje njëzëri miratoi një rezolutë që njeh pretendimet armene të ngjarjeve të vitit 1915.

Më 24 prill, Trump përdori termin armen “Meds Yeghern” (krimi i madh) për të përshkruar tragjedinë.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa morën anë te rusët pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi në të cilën të dy palët pësuan viktima.

Për të shqyrtuar çështjen Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Turqia dhe Armenia, përfshirë ekspertë ndërkombëtarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.