Turqia

“Numri i të vrarëve në Gaza dhe plagosja e ekipit të AA-së flasin për sulmet joproporcionale të Izraelit”

"Ne ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar këto sulme, të cilat do të rrisin edhe më shumë numrin e viktimave civile", tha Ministria e Jashtme e Turqisë

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 14.05.2021 - Përdıtësım : 15.05.2021
“Numri i të vrarëve në Gaza dhe plagosja e ekipit të AA-së flasin për sulmet joproporcionale të Izraelit”

Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë deklaroi se rritja e numri të të vrarëve në Gaza, dëmtimi i shkollave dhe plagosja e ekipit të Anadolu Agency që ndodhen në terren flasin për sulmet disproporcionale të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Rritja e shpejtë e viktimave civile nga sulmet ajrore të Izraelit kundër Gazës, dëmtimi i shkollave të lidhura me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe (UNRWA) dhe plagosja e kameramanit të AA-së dhe fotoreporterëve që punojnë në rajon, flasin qartë për sulmet disproporcionale dhe joselektive të Izraelit", tha ministria turke në një deklaratë me shkrim.

Ministria tha se e ka mësuar me shqetësim lajmin për fillimin e gjuajtjeve izraelite me tanke dhe artileri ndaj Gazës.

"Ne ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar këto sulme, të cilat do të rrisin edhe më shumë numrin e viktimave civile. Lutemi për mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë palestinezë që humbën jetën në sulmet izraelite dhe për shërim urgjent për të plagosurit dhe punonjësit tanë të AA-së", thuhet në deklaratë.

Deklarata thekson se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në anën e popullit palestinez "në këtë kauzë të drejtë".

Kujtojmë se kameramani i AA-së, Mohammed al-Alul, fotoreporteri Mustafa Hassouna dhe shoferi i tyre u plagosën dje në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe u shtruan në spital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın