Etem Geylan
03 Tetor 2018•Përditësim: 03 Tetor 2018
STAMBOLL (AA) - Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se vendosja e paqes në botë është e mundur për sa kohë që bashkëpunimi bazohet në “drejtësinë dhe vullnetin e mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në hapjen e Forumit Botëror të TRT-së, ku Anadolu Agency (AA) është si partner global i komunikimit, Yıldırım tha se realizimi i një bote ku të gjithë jetojnë në paqe, qetësi dhe besim është e mundur për aq kohë sa vendet e fuqishme krijojnë bashkëpunim të bazuar në drejtësi dhe vullnet të mirë.
“Lufta kundër terrorizmit është fusha kryesore në të cilën nevojitet bashkëpunim. (Grupet) terroriste nuk duhet të financohen me asnjë mjet. Armët dhe paratë nuk duhet të ofrohen”, tha Yıldırım.
Pa përdorur emrin e saj, Yıldırım gjithashtu kritikoi SHBA-të për dështimin e saj për të ekstraduar udhëheqësin e organizatës terroriste Fetullah (FETO), Fetullah Gulen, të bazuar në SHBA.
“Gjithçka është e qartë. Ai është ai që urdhëroi grusht shtetin (e dështuar të vitit 2016). Ne kemi çdo lloj të dokumentit dhe informacioni, por miqtë tanë, vendi që ne e njohim si aleat, mbetet me këmbëngulje”, theksoi Yıldırım.
Organizata terroriste FETO dhe Gulen orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.
Tuqia gjatë kohë ankohet për ngadalësinë e SHBA-ve në përgjigje të kërkesës së saj për ekstradimit e Gulenit.
Yıldırım po ashtu tha se Bashkimi Evropian (BE) nuk është mjaft aktiv në punën për të trajtuar problemet ndërkombëtare”. “Qasja e BE-së ndaj problemeve aktuale të botës është larg gjetjes së zgjidhjeve”, theksoi ai.
Forumi dy-ditor i TRT World, i titulluar “Parashikimi i paqes dhe sigurisë në një botë të fragmentuar”, bashkon mbi 600 udhëheqës botërorë, politikëbërës, akademikë dhe biznesmenë.
“Çështjet dhe sfidat më të ngutshme” në të gjithë botën do të diskutohet gjatë kësaj ngjarje dy-ditore.