Sport

Ylli holandez, Wesley Sneijder, pensionohet nga futbolli

Gjatë gjithë karrierës së tij në klube, Sneijder në gjithsej 573 ndeshje shënoi 152 gola dhe 142 asistime

Muhammed Enes Çallı   | 13.08.2019
Ylli holandez, Wesley Sneijder, pensionohet nga futbolli

Ankara

Ylli holaandez i futbollit, Wesley Sneijder, është pensionuar nga futbolli në moshën 35-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë karrierës së tij, Sneijder ka luajtur në skuadrat me peshë në futboll si Ajax, Real Madrid dhe Inter.

35-vjeçari arriti një marrëveshje biznesi me skuadrën holandeze Utrecht para se skuadra të njoftojë përfundimin e karrierës së tij në faqen e saj të internetit.

“Unë e dua këtë qytet. Unë pensionohem nga futbolli dhe dua të jem në një vend të bukur ku mund të ndaj përvojat e mira”, tha Sneijder në deklaratën e skuadrës.

Në verën e vitit 2017, Sneijder iu bashkua gjigantit spanjoll Real Madrid nga klubi holandez Ajax. Në vitin 2008, ai fitoi titullin e La Ligës me skuadrën spanjolle.

Më 27 gusht të vitit 2009, ai u transferua në skuadrës italiane Inter, ku fitoi dy tituj të Seria A dhe trofeun e Ligën së Kampionëve në vitin 2010.

Në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2010, Sneijder ndihmoi Interin të fitojë këtë trofe të nivelit të lartë evropian, duke shënuar golin e parë kundër skuadrës gjermane Bayern Munich e cila u mposht nga Interi me rezultat 2:0.

Ylli holandez nënshkroi një marrëveshje tre e gjysmë vjeçare me skuadrën Galatasaray nga Stambolli në janar të vitit 2013, pasi u largua nga Interi. Ai fitoi dy tituj të Super Ligës Turke dhe tre kupa turke me Galatasaray.

Së fundmi, Sneijder ishte i angazhuar me skuadrën Al Gharafa nga Katari, ku në 27 ndeshje shënoi 16 gola.

Ai po ashtu në 134 paraqitje për Holandën shënoi 30 gola.

Sneijder ishte pjesë e skuadrës së Holandës gjatë Kupës Botërore FIFA 2010, kur në ndeshjen finale pësoi humbje nga Spanja me rezultat 1:0.

Gjatë gjithë karrierës së tij në klube, Sneijder në gjithsej 573 ndeshje shënoi 152 gola dhe 142 asistime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın