Sport

WTA mbështet tenisten e deportuar çeke Voracova në mes të anulimit të vizës australiane

Voracova nuk bëri "asgjë të gabuar", tha Federata e Tenisit të Grave (WTA) në shenjë mbështetjeje për lojtaren e cila u detyrua të largohet nga vendi pritës përpara Australian Open 2022

Muhammed Enes Çallı   | 12.01.2022
WTA mbështet tenisten e deportuar çeke Voracova në mes të anulimit të vizës australiane

Ankara

Federata e Tenisit të Grave (WTA) ka shprehur mbështetjen e saj për lojtaren çeke Renata Voracova, e cila u deportua nga Australia pasi i ishte anuluar viza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Voracova kishte marrë një përjashtim mjekësor nga kryerja e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19)pasi ajo u lejua të hynte në vend për një javë dhe madje mori pjesë në një turne ngrohjeje.

Lojtarja 38-vjeçare u detyrua të largohej nga vendi përpara Australian Open 2022, pasi viza e saj u anulua nga Australia për mos përmbushjen e kërkesave të vaksinimit.

“Siç thamë, komplikimet e përjetuara gjatë ditëve të fundit ku sportistët kanë ndjekur procesin e miratuar dhe të autorizuar të marrjes së përjashtimit mjekësor për hyrje në vend janë për të ardhur keq”, thuhet në deklaratën e WTA-së.

Sipas WTA, Voracova "ndoqi rregullat" kur mbërriti në Australi dhe "nuk kishte bërë asgjë të keqe". “Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet për adresimin e kësaj situate fatkeqe në mënyrën e duhur”, theksoi WTA.

Tenisti numër një i botës, Novak Gjokoviç, viza e të cilit u anulua para fillimit të Australian Open 2022, por ai fitoi betejën gjyqësore kundër qeverisë australiane dhe tani mbetet të qëndrojë në Melburn.

Australia kërkon nga të gjithë lojtarët që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 për të marrë pjesë në turneun e parë të madh të tenisit të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın