Sport

Wenger: Asnjëherë nuk do të refuzoja të bisedojë me Bayernin

Ndonëse ka 70 vite, Wenger duket se nuk do të kishte kundër që sërish të ulet në pankinën e ndonjë klubi të madh

Dejan Maksimoviç   | 07.11.2019
Wenger: Asnjëherë nuk do të refuzoja të bisedojë me Bayernin

Mynih

Klubi gjerman i futbollit Bayern Mynih edhe më tej është në kërkim të trajnerit të ri, pasi të dielën Niko Kovaç u shkarkua, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si një nga kandidatët më serioz përmendet Arsene Wenger, ish-trajneri shumëvjeçarë i Arsenalit, i cili është pa angazhim nga muaji i maj i vitit 2018.

“Asnjëherë nuk do të refuzoja të bisedojë me Bayern-in, meqë njoh njerëz që udhëheqin klubin tashmë 30 vite. Njëherë kam qenë shumë afër Bayern-it, por ajo ka qenë moti. Kjo është gjithçka mund t’iu them. Momentalisht fare nuk kam biseduar me to. Nuk kemi biseduar, ashtu që nuk e di çfarë është duke ndodhur”, tha Wenger për “beIN Sports”, transmetojnë mediat britanike.

Ndonëse ka 70 vite, Wenger duket se nuk do të kishte kundër që sërish të ulet në pankinën e ndonjë klubi të madh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın