Ceren Aydınonat
29 korrik 2026•Përditësim: 29 korrik 2026
Futbollisti kosovar Vedat Muriqi, një nga transferimet e reja të Fenerbahçes, u takua me tifozët verdheblu në ditën dhënies së autografeve, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të klubit nga Stambolli, tifozët treguan interes të madh për aktivitetin e nënshkrimit të autografeve, i cili filloi në orën 14:30 në dyqanin Fenerium Maraton.
Muriqi u interesua me radhë për të gjithë ata që e prisnin dhe nënshkroi fanella dhe produkte të licencuara në zonën speciale të dyqanit.