Sport

UEFA përjashton për 1 vit Trabzonsporin nga garat evropiane

UEFA tha se Trabzonspor do të pezullohet për një vit nga kupat evropiane nëse në njërin nga sezonet 2020-2021 ose 2021-2022 fiton të drejtën për të marrë pjesë në këto kampionate

Fatih Erel  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
UEFA përjashton për 1 vit Trabzonsporin nga garat evropiane

Stamboll

UEFA përjashtoi për një vit klubin turk të futbollit Trabzonspor nga garat evropiane me arsyetimin për mosrespektim të rregullave financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të UEFA-s thuhet se Trabzonspor do të pezullohet për një vit nga kupat evropiane nëse në njërin nga sezonet 2020-2021 ose 2021-2022 fiton të drejtën për të marrë pjesë në këto kampionate.

UEFA tha se më herët kishte paralajmëruar pezullim të klubit në njërin nga sezonet e lartëpërmendura nëse deri më 15 tetor të vitit 2019 nuk do t'i përmbushte rregullat e marrëveshjes financiare "fair-play" të dakorduar në vitin 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın