Sport

UEFA nis hetim ndaj përshëndetjes ushtarake të lojtarëve turq

“UEFA inicoi hetime disiplinore për ndeshjet, duke emëruar një inspektor në lidhje me sjelljen e mundshme provokuese politike”, tha UEFA në një njoftim

Davut Demircan  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 16.10.2019
UEFA nis hetim ndaj përshëndetjes ushtarake të lojtarëve turq

Ankara

Organi drejtues i futbollit evropian UEFA ka filluar një hetim kundër Turqisë për përshëndetjen ushtarake të interpretuar nga lojtarët e ekipit kombëtar turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“UEFA inicoi hetime disiplinore për ndeshjet, duke emëruar një inspektor në lidhje me sjelljen e mundshme provokuese politike”, tha UEFA në një njoftim.

Lojtarët e Kombëtares së Futbollit të Turqisë interpretuan përshëndetjen ushtarake gjatë festimit të një goli të shënuar në ndeshjen kualifikuese të UEFA EURO 2020 kundër Shqipërisë në Stamboll, si dhe gjatë ndeshjes së tyre kundër Francës në Saint-Denis, duke iu referuar operacionit turk antiterrorist në veri të Sirisë të filluar më 9 tetor.

Gjatë ndeshjeve, lojtarët turq festuan golat e tyre me një përshëndetje ushtarake, duke iu kushtuar golin e tyre ushtarëve turq të cilët aktualisht luftojnë në veri të Sirisë në operacionin “Burimi e Paqes”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.