Sport

UEFA mohon pretendimet për hetim ndaj kombëtares turke

Në deklaratë thuhet se nuk janë të vërteta asnjë nga komentet që janë bërë në shtypin e huaj dhe të cilat janë përdorur duke iu referuar UEFA-s

Yunus Kaymaz  | 13.10.2019 - Përdıtësım : 14.10.2019
UEFA mohon pretendimet për hetim ndaj kombëtares turke

Stamboll

Unioni i Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA) ka mohuar pretendimet për hetim lidhur me përshëndetjen për festimin e golit që lojtarët e ekipit të kombëtares turke bënë në ndeshjen me Shqipërinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori për komunikime në UEFA, Philip Townsend, duke u përgjigjur në pyetjen e AA-së lidhur me çështjen tha se: "UEFA nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me ndeshjen e luajtur të premten".

Në deklaratë thuhet se nuk janë të vërteta asnjë nga komentet që janë bërë në shtypin e huaj dhe të cilat janë përdorur duke iu referuar UEFA-s.

Kombëtarja turke të premten priti në Stamboll kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian në futboll "EURO 2020" ku fitoi me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Cenk Tosun. Futbollistët e kombëtares turke festuan golin me një përshëndetje ushtarake dhe golin ia dedikuan ushtarëve që janë me detyrë në operacionin "Burimi i Paqes".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın