Sport

UEFA heq ndalesën për tifozët mysafirë

Përditësimi i versionit 5 të protokollit i lejon të gjithë individët që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe/ose janë shëruar nga virusi të marrin pjesë në evente publike pa testime të mëtejshme

Selçuk Buğra Gökalp   | 07.09.2021
UEFA heq ndalesën për tifozët mysafirë

Ankara

Autoriteti evropian i futbollit UEFA vendosi të hënën të mos zgjasë ndalimin për tifozët që të ndjekin ndeshjet si mysafirë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi ndryshimet në edicionin e pestë të Protokollit të UEFA-s për Kthimin në Lojë, i cili përcakton kornizën e procedurave sanitare dhe të lidhura me higjienën, si dhe protokollet operacionale që do të aplikohen në ndeshjet e garave të UEFA-s.

Përditësimi i versionit 5 të protokollit i lejon të gjithë individët që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe/ose janë shëruar nga virusi të marrin pjesë në evente publike pa testime të mëtejshme.

Tifozët mysafirë tani lejohen të marrin pjesë në ndeshje dhe 5 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të lejuar të stadiumit do të rezervohet për ta.

Më parë, tifozët mysafirë nuk lejoheshin në ndeshjet e organizuara nga UEFA për shkak të masave kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın