Sport

UCL, bëhen të ditur kundërshtarët e klubeve nga Maqedonia dhe Shqipëria

Në Qendrën e UEFA-së në qytetin zviceran Nyon u hodh shorti për raundin e tretë të eliminimeve në Ligën e Kampionëve

Serhat Bağbars  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 24.07.2018
UCL, bëhen të ditur kundërshtarët e klubeve nga Maqedonia dhe Shqipëria

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Janë bërë të ditur kundërshtarët e klubeve nga Maqedonia dhe Shqipëria në raundin e tretë të eliminimeve në organizimin më të rëndësishëm të futbollit evropian, Liga e Kampionëve e UEFA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hedhja e shortit u zhvillua në Qendrën e UEFA-së në qytetin zviceran Nyon, ku fituesi i ndeshjes mes Shkëndisë së Tetovës dhe Sheriff-it të Moldavisë do të përballet me Salzburg-un nga Austria. Ndërkaq, fituesi i ndeshjes mes Kukësit dhe Qarabag të Azerbajxhanit do të përballet me fituesin e ndeshjes mes BATE Borisov nga Bjellorusia dhe HJK Helsinki të Finlandës.

Përballjet u përcaktuan me hedhjen e shortit në dy grupe, edhe atë në skuadrat kampione dhe jokampione.

Skuadrat jokampione:

Benfica (Portugali) - Fenerbahçe (Turqi)

PAOK (Greqi)/Basel (Zvicër) - Spartak Moskë (Rusi)

Slavia Prag (Çeki) - Dinamo Kiev (Ukrainë)

Standard Liege (Belgjikë) - Ajax (Holandë)/Sturm Graz (Austri)

Skuadrat kampione:

Celtic (Skoci)/Rosenborg (Norvegji) - AEK Atina (Greqi)

Crvena Zvezda (Serbi)/Suduva (Lituani) - Legia Varshava (Poloni)/Spartak Trnava (Sllovaki)

Astana (Kazakistan)/Midtjylland (Danimarkë) - Dinamo Zagreb (Kroaci)/Hapoel Beer-Sheva (Izrael)

Kukësi (Shqipëri)/Qarabag (Azerbajxhan) - BATE Borisov (Bjellorusi)/HJK Helsinki (Finlandë)

Salzburg (Austri) - Shkëndija (Maqedoni)/Sheriff (Moldavi)

CFR Cluj (Rumuni)/Malmö (Suedi) - Ludogorets (Bullgari)/Vidi (Hungari)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın