Sport

"Turqia, sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në Euro 2020"

Në një deklaratë për mediat përpara sfidës me kombëtaren e futbollit të Turqisë, tekniku italian që drejton kombëtaren e futbollit të Shqipërisë, Reja tha se kjo ëshë një sfidë që nuk duhet humbur

Saimir Alija   | 06.10.2019
"Turqia, sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në Euro 2020"

Tiranë

Turqia është sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në ndeshjet eliminatore të kampionatin të futbollit “Euro 2020”, deklaroi trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë, Edoardo Reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat përpara sfidës me kombëtaren e futbollit të Turqisë, tekniku italian që drejton kombëtaren e futbollit të Shqipërisë, Reja tha se kjo ëshë një sfidë që nuk duhet humbur, për të mos zbehur shanset për një kualifikim të mundshëm.

“Do të shkojmë në Turqi me besim. Dihen vlerat e lojtarëve të Turqisë, të cilët kanë cilësi të madhe dhe marrin pjesë në Kupat e Europës. Ne po krijojmë një grup të rëndësishëm që mund të marrim rezultate kudo. Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Reja.

Sipas tij, kjo ndeshje është mundësia e fundit për të shkuar në Europë.

“Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson. I vetmi objektiv është të bëjmë një ndeshje sa më pozitive për të marrë një rezultat pozitiv”,u shpreh Reja.

Duke folur për cilësitë e ekpipit të Turqisë, Reja tha se ekipi i Turqisë në transfertë ka problem ndërsa në shtëpinë e tyre zhvillojnë ndeshje me intensitet të lartë.

“Po përgatisim skuadrën për një ndeshje me këtë intensitet dhe me këtë rëndësi. Duhet një vëmendje për lojtarët e Turqisë. Kanë lojtarë të rrezikshëm dhe kontingjent të madh. Ka ndryshuar shumë Turqia nga ndeshja në Shkodër”, shtoi Reja.

Ndeshja mes ekipeve kombetare te futbollit të Turqisë dhe Shqipërisë do të luhet më datë 11 tetor në Stamboll.

Për fazën eleminatore të "Euro 2020" Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın