Mutlu Demirtaştan
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Turqia u kandidua për organizimin e kampionatit evropian të basketbollit "EuroBasket 2017", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e FIBA-s thuhet se 5 shtete, Finlanda, Izraeli, Polonia, Rumania dhe Turqia kanë paraqitur këkesë për kandidaturën për organizimin e "Eurobasket 2017".
Më tej në njoftim theksohet se në "EuroBasket 2017", fazat në grup dhe finale mund të organizohen në vende të ndryshme siç ishte këtë vit, ose vetëm një vend mund të organizojë turneun.
Pas raporteve të vlerësimit të cilët do të paraqiten në Bordin e Drejtorëve të Evropës FIBA, më 12 dhjetor do të shpallet se cili vend ose cilët vende do ta organizojnë kampionatin.
Më para Turqia kishte ogranizuar Kampionatin Europian të vitit 2001 për meshkuj, Kampionatin Europian 2005 për femra, 2010 Kampionatin Botëror FIBA dhe 2014 Kampionatin Botërorë FIBA për femra.