Sport

Turqia fiton medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Sportistja turke Şaziye Erdoğan u shpall kampione e Evropës duke fituar 3 medalje të arta, në stilin e shkëputjes, të shtytjes dhe në dygarësh

Fatjon Cuka   | 28.05.2022
Turqia fiton medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që po mbahet në Tiranë, Turqia ka fituar 3 medalje ari dhe 2 argjendi, raporton Anadolu Agency(AA).

Sportistja turke Şaziye Erdoğan u shpall kampione e Evropës duke fituar 3 medalje të arta në stilin e shkëputjes, të shtytjes dhe në dygarësh.

Erdoğan, e cila garoi në kategorinë 45 kg për femra, fitoi medaljet në 73 kg në shkëputje, 90 në shtytje dhe 163 kg në total.

Edhe Cansu Bektaş, e cila garoi në këtë kategori, fitoi 2 medalje argjendi me 85 kg në shtytje dhe 153 kg në total.

Në ditën e parë të kampionatit që mbahet në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, gjatë paraqitjes së sportisteve turke ishin të pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, presidenti i Federatës Turke të Peshëngritjes, Talat Ünlü, përfaqësues të tjerë të federatës turke, përfaqësues të institucioneve të tjera turke në Shqipëri dhe sportdashës.

Kampionati Evropian të Peshëngritjes, do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë në datat 28 maj-5 qershor dhe marrin pjesë sportistë nga 39 vende, si nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Azerbajxhani, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Greqia, Ukraina, Belgjika, Bullgaria, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera evropiane.

Ndërkohë Turqia përfaqësohet nga Muammer Şahin, Muhammet Akkaya, Kaan Kahriman, Yusuf Fehmi Genç, Onur Demirci, Şaziye Erdoğan, Cansu Bektaş, Berfin Altun Aysel Özkan, Dilara Uçan, Melike Günal, Aleyna Kaymaz dhe sportisë të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın